TIRANË– Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 1 Gusht në Pejë të Kosovës, ku ishte i përfshirë edhe ai.
Ndërkohë Stresi ka vijuar të jetë aktivë në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar një bisedë me ish-banoren e BBVKS2, Alba Vukajn, e cila ka komunikuar me Stresin për një ftesë në emisionin e saj veror.
Ndërkohë pasi ka dalë urdhër-arresti për Stresin dhe ai është tashmë në kërkim, teksa i ka dërguar materialet e policisë ku flitet për të, Stresi i ka shkruar Albës se me shumë qejf do të shkonte, por për shkak të problemeve të fundit nuk ka mundësi.
“A ja vlen me ardh, të bëj burg për ty.”- ka shkruar reperi duke qeshur.



