Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Aktorja shqiptare u bë imazhi i Diellës: Kam marrë pak lekë, s’e dija që do isha ministre

    September 17, 2025

    TIRANË-Aktorja e njohur shqiptare Anila Bisha teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” ka pranuar se është imazhi i ministres dixhitale, “Diella”.

    Ajo deklaroi se nuk e dinte që do bëhej ministre, por kontrata e saj për përdorim të imazhit është vetëm për tu shfaqur në e-Albania.

    Anila Bisha deklaroi se nuk ka marrë shumë para ndërsa theksoi se në dhjetor të këtij viti mbaron kontrata.

    “Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.”- u shpreh ajo duke qeshur.

    Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

    Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaron Diella në dhjetor?

    Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

    Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.

    Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.

    Anila Bisha: Më e bukur se kaq…

    Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…

    Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.

    Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?

    Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.

    Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?

    Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.

    Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.

    Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin./Radar.al

    Anila Bisha diella rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.