Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    Kosova nuk zgjedh dot presidentin ri, vendi shkon zgjedhje të parakohshme

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “I transferova tarifën motrës për ta ndihmuar”, rrëfimi i drejtoreshës së Gramshit për mashtrimin me platformën piramidale online

    September 16, 2025

    Elisabeta Xhepexhiu, Drejtore e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Gramsh, ka deklaruar në prokurori se është viktimë e mashtrimeve përmes skemave piramidale online dhe se ka humbur para duke përdorur platformën XUEX, e cila nuk njihet nga autoritetet shqiptare.

    Xhepexhiu tregon se për herë të parë ka dëgjuar për platformën gjatë një dreke festive më 8 mars, kur dy kolege të saj, Ermira Perisnaka dhe Jolanda Llapushi, po përdornin aplikacionin. Kur u interesua, ajo mësoi se platforma funksiononte në bazë të klikimit të një pike jeshile dy herë në ditë dhe se kjo gjeneronte të ardhura online.

    Pas bisedës, ajo hulumtoi në internet dhe mësoi se persona të tjerë nga Gramshi ishin pjesë e platformës, ndërsa investimi kryhej me kriptomonedha. Xhepexhiu dhe kolegia e saj Anita Duzha vendosën të regjistroheshin. Elisabeta investoi 1000 euro si kapital fillestar, prej të cilave 3000 euro i kaloi në llogarinë në Binance, ndërsa rreth 5000 euro mbeten ende në platformë pa tërhequr.

    Për të provuar tërheqjen, Xhepexhiu kaloi 100 USDT në bankë te Raiffeisen Bank dhe mori rreth 7600 lekë. Ajo nuk ka bërë më tërheqje të tjera, ndërsa në llogarinë Binance aktualisht ka 3014 USDT.

    Në lidhje me ftesën e personave të tjerë, Xhepexhiu sqaroi se nuk ka pasur ndërmjetësim të qëllimshëm për përfitime, por pasi platforma u bë virale në Gramsh, ajo u shpjegoi disa të afërmve, përfshirë bashkëshortin, motrën, çunin e xhaxhait dhe kunatin, mënyrën e përdorimit. Motrës së saj të divorcuar ajo i transferoi tarifën për regjistrim për ta ndihmuar, duke menduar se gjithçka ishte ligjore, pasi investimi dhe tërheqja ishin të deklaruara.

    Xhepexhiu theksoi se nuk kishte dijeni se përmes linkut të dërguar do të kishte përfitime për regjistrimet e personave të tjerë dhe e konsideronte aktivitetin si të sigurt dhe ligjor.

    Elisabeta Xhepexhiu Gramshi online piramidale platforma XUEX
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    April 29, 2026

    Kosova nuk zgjedh dot presidentin ri, vendi shkon zgjedhje të parakohshme

    April 29, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    April 29, 2026

    Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta! Parashikimi i motit për sot

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.