Autoritetet polake neutralizuan një dron që po fluturonte mbi zona të rëndësishme qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë rrugën Parkowa dhe Pallatin Belëeder, ku ndodhen rezidencat shtetërore kryesore.
Kryeministri Donald Tusk njoftoi në rrjetin social X se operacioni u realizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP) si pjesë e masave të rritura të sigurisë, për shkak të tensioneve në rajon.
Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë dhe po heton rrethanat e ngjarjes, si dhe qëllimin e fluturimit të dronit.
Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke shtuar shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet nga lindja.


