Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7% në 3-mujorin e dytë

    September 11, 2025

    TIRANË– Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mesatare të pagës bruto në të gjithë ekonominë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë tremujorit të prill-qershor 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.906 lekë, me një rritje prej 11,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 dhe 2% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025.

    Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni.

    Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me një rritje prej 16,9%.

    Rritja më e vogël ishte në Aktivitetet financiare dhe të sigurimit me rreth 5,3%.

    Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë dhe specialistë me arsim të lartë (profesionistë).

    Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja më e madhe e pagës, ishte në profesionin e Forcave të armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë, me një rritje përkatësisht prej 23,2% dhe 13,6%.

    Rritja më e vogël ishte në profesionin e Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë me rreth 8,8%.

    Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta. Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës.

    Në llogaritjen e pagës mesatare mujore bruto përfshihen vetëm numri i të punësuarve kontribuues me pagë të cilët punojnë 18 apo më shumë ditë gjatë muajit referencë. Këta kontribuues i përkasin të gjithë aktiviteteve ekonomike përfshi dhe aktivitetin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit që deklarohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Paga mesatare mujore bruto përbëhet nga shtesa mbi pagë për funksione drejtuese, shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë, shtesa mbi pagë për vështirësi në punë./Monitor

    administrata publike instat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    April 22, 2026

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    April 22, 2026

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    April 22, 2026

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.