TIRANË-Kryeministri Edi Rama sot në Asamblenë e PS-së ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhën dhe njoftoi se për herë të pare kjo Ministri do të drejtohet nga një grua.
Ministre e Brendshme emërohet Albana Koçiu.
“Ministrja e Brendshme duhet të ngrihet në lartësi të re dhe do drejtohet për herë të parë nga një grua. Fokusimi i ministrave të Brendshëm te Policia dhe punët e brendshme, ne sot në kaq vite jemi i vetmi vend pa sistem modern funksional adresash në botë dhe jo në rajon. Ministri i brendshëm nuk duhet të jetë vetëm police. Ku nuk kemi adresa, por kemi “te Pallati me shigjeta”. Nuk kemi sistem zjarrfikësish, e kjo ndodh sepse janë lënë të gjitha gjërat në rrugë dytësore. Problemi tjetër janë zjarret, që kanë dalë gjithandej dhe kanë ardhur edhe tek ne. Ndodh natyrshëm kur Policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm kur kishte 100 vrasje e kusur në ditë dhe kjo ishte e natyrshme. Ose kur policëve u mbaronte karburanti rrugëve dhe kur ministrat bënin policët. Ose prefekturat, vizat dhe lejet e qëndrimit, vizat e punës, komuniteti. Sipërmarrjet që kërkojnë leje qëndrimi për punë nga MB. Një punëtor për ta ardhur nga larg e për të punuar këtu, duhet të shkonte në Malajzi e ta shihte atë personin tonë atje sy më sy për lejen e punës. Policia pivate rri me armë me vete, Policia Shkencore, s’ka lidhje me uniformat. Ose parqet e kthyera në varreza me prova policie që nga 1991. Duam të bëjmë një park në Shkodër për fëmijët me Benetin dhe atje është varrezë makinash. Për të mos folur për kontrollin e territorit dhe administratën publike dhe janë të gjitha punë të brendshme dhe të dorës së parë. Dhe nuk duhet të mbeten në dorën e shefave të përgjumur që shfaqen vetëm kur shfaqet ndonjë oportunitet.”– tha Rama.
Znj.Koçiu është lindur në Tiranë, më 10 Korrik 1977. Prej shtatorit 2023, ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përpara kësaj detyre, Znj. Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Në kuadër të kësaj detyre, znj. Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR)./Radar.al
Balluku do të vijojë si Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Rama propozon Peleshin për kryeparlamentar dhe deputeten Spahiu për nënkryetare
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar


