Katër drejtues automjetesh janë gjobitur pasi u kapën duke kryer parakalime të rrezikshme në akset Lezhë–Bushnesh dhe Blinisht–Fishtë.
Pamjet e publikuara në faqen “Aksidente Rrugore” sollën reagimin e menjëhershëm të Policisë Rrugore të Lezhës, e cila identifikoi shoferët: A. H. nga Tirana, E. K. nga Durrësi, L. K. nga Shkodra, të cilët u ndëshkuan me nga 3000 lekë gjobë secili.
Ndërsa E. Sh., po nga Durrësi, u gjobit me 12 000 lekë dhe iu hoqën 10 pikë nga patenta.
Policia falënderon qytetarët dhe median për denoncimet, duke theksuar se çdo shkelje e rregullave të qarkullimit do të ndëshkohet me reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.


