Ish-zëvendësdrejtori i AKSHIT, Daniel Shima, paraqitet në polici pas denoncimit të familjarëve
Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i denoncuar një ditë më parë si i zhdukur nga familjarët, është paraqitur disa orë më pas në polici.
Burime policore bëjnë me dije se në deklaratën e parë dhënë para efektivëve, Shima është shprehur se kishte pasur një konflikt me të dashurën dhe për këtë arsye ishte larguar drejt Jugut.
Lidhur me mesazhin e dërguar më herët, i cili ngriti alarmin te familjarët dhe i bëri ata të njoftonin policinë, Shima nuk ka dhënë asnjë koment.
Autoritetet kanë mbyllur hetimet për rastin, ndërsa gjendja shëndetësore e tij mësohet të jetë e mirë.
Radar.al


