Një pjesë e rëndësishme e historisë dhe kulturës po përballet me një kërcënim serioz, pasi Kisha Ortodokse e fshatit Lekël, monument kulture i kategorisë së dytë, po përfshihet nga flakët.
Ndërtuar në vitet 1800 nga Thanas Vaja, ish-sekretari i njohur i Ali Pashë Tepelenës, kjo kishë me vlera të jashtëzakonshme historike dhe arkitekturore po digjet, duke rrezikuar humbjen e një trashëgimie të vyer. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe autoritetet lokale, të angazhuar me përkushtim për të frenuar zjarrit dhe për të shpëtuar këtë thesar kulturor nga shkatërrimi.
Radar.al


