TIRANE
Policia ka zbardhur shpërthimin me tritol të regjistruar mbrëmjen e 24 korrikut.
Blutë e Tiranës kanë identifikuar si të dyshuar Klodian Stelin, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili tashmë ndodhet në listën e personave në kërkim. Gjatë hetimeve është sekuestruar edhe automjeti që ai përdori gjatë kryerjes së veprës penale.
Forcat e rendit vijojnë punën për kapjen e tij, ndërsa dosja i është përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për marrjen e masave të mëtejshme.
Sipas policisë, hetimet intensive të Komisariatit Nr. 1 kanë çuar në zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit që vendosi lëndën plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova. Ende nuk dihen shkaqet që e bënë 36-vjeçarin të ndërmerrte këtë hap.
Radar.al


