Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje në Kuvend/ Vengu replikë me Shehajn: Akuza për “patriotizëm online” dhe transferim parash jashtë vendit

    Botërori 2026, jo vetëm futboll: Trump pritet të jetë një nga figurat qendrore të turneut

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dronët ukrainas godasin shënjestra në Rusi

    August 2, 2025

    Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do t’i pozicionojë nëndetëset bërthamore “më afër Rusisë”, disa ditë para përfundimit të afatit që i ka dhënë Moskës për të arritur marrëveshje për paqe me Kievin.

    Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë më 2 gusht se dronët e tij e kanë goditur një bazë ajrore ku ruhen dronët Shahed në Primorsko-Aktarsk dhe bazën ushtarake Elektroprillad në Penza.

    Ushtria ukrainase ka raportuar edhe për sulme në rafineri të naftës.

    Autoritetet në rajonin Samara të Rusisë kanë bërë të ditur se ka pasur kufizimet në fluturimet ajrore.

    Guvernatori rajonal ka konfirmuar se sulmet në një objekt industrial në Novokubishevsk, kanë ndalur përkohësisht shërbimin e internetit në telefona mobilë.

    Ai ka thënë se një civil është vrarë nga rrëzimi i mbetjeve të një droni.

    Në Krimenë e pushtuar është raportuar se Ura e Kërçit – e cila lidh gadishullin me Rusinë – është bllokuar për më shumë se pesë orë dhe shpërthimet janë dëgjuar në Feodosia dhe Kërç.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për sulme në tetë rajone dhe ka pretenduar se i ka rrëzuar apo shkatërruar 112 dronë.

    Rusia, në anën tjetër, ka nisur sulme ajrore në Ukrainë me 53 dronë, sipas forcës ajrore ukrainase. Ushtria ukrainase ka thënë se 45 prej tyre janë rrëzuar.

    Në Herson është vrarë një grua 68-vjeçare, ndërsa një burrë 41-vjeçar është plagosur.

    Këto sulme janë kryer në përshkallëzim e sipër të retorikës në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas kërcënimeve lidhur me luftën në Ukrainë nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

    Trump nuk e ka specifikuar nëse nëndetëset kanë kapacitet bërthamor apo janë të armatosura me armë bërthamore.

    “Vetëm dua të sigurohem që fjalët e tij janë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë se aq”, ka thënë Trump për televizionin Newsmax.

    Ai i është referuar një postimi të Medvedevit në rrjete sociale, ku ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdorin “lojën e ultimatumeve”, si përgjigje ndaj njoftimit të Trumpit se e ka shkurtuar nga 50 në 10 ditë, afatin për Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

    Në postimin e tij në X më 28 korrik, Medvedev ka shkruar se “çdo ultimatum i ri është kërcënim dhe një hap drejt luftës”.

    Ai i ka bërë thirrje Trumpit të mos ndjekë rrugën e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, të cilin Moska e ka akuzuar shpesh për përshkallëzim tensionesh me Rusinë.

    Pasi Trumpi i ka thënë se duhet të ketë kujdes me fjalët, Medvedev ka shkuar edhe më larg, duke ia rikujtuar presidentit amerikan sistemin rus “Dora e vdekur”, që është i dizajnuar për të aktivizuar automatikisht sistemin e raketave bërthamore, nëse udhëheqja e vendit do të rrëzohej.

    Afati i fundit i Trumpit për Moskën është 8 gushti, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë pas.

    Ai ka folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë si dhe tarifa sekondare ndaj shteteve që importojnë naftë ruse.

    Duke marrë parasysh se masat sekondare do të preknin Kinën dhe Indinë, disa analistë kanë shprehur skepticizëm nëse Uashingtoni do të marrë masa./rel

    Stresi i papunësisë pas universitetit bën që i riu të pl*gos nënën. 48-vjeçarja drejtoreshë shkolle

    donald trump Dronet ukrainas moske Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje në Kuvend/ Vengu replikë me Shehajn: Akuza për “patriotizëm online” dhe transferim parash jashtë vendit

    June 11, 2026

    Botërori 2026, jo vetëm futboll: Trump pritet të jetë një nga figurat qendrore të turneut

    June 11, 2026

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    June 11, 2026

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.