Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç

    July 23, 2025

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të takohen me presidentin dhe kryeministrin e Kinës në Pekin më 24 korrik, në atë që pritet të jetë një samit i tensionuar Bashkim Evropian – Kinë, me luftën në Ukrainë dhe një luftë të mundshme tregtare transatlantike në sfond.

    Brukseli do të ngrejë shqetësimet e zakonshme për të drejtat e njeriut në Tibet, Shinxhiang dhe Hong Kong, ndërsa pritet që Pekini të hedhë poshtë çdo formë kritike.

    Në vend të kësaj, diskutimet më të nxehta pritet të përqendrohen rreth mbështetjes së Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe atyre që Bashkimi Evropian i sheh si praktika të padrejta tregtare kineze, të cilat kanë çuar në një deficit në rritje të tregtisë kineze-evropiane në favor të Pekinit.

    Gjatë një konference për media para samitit, zyrtarë të BE-së theksuan se pritet që presidentët e BE-së të jenë “të drejtpërdrejtë, të hapur dhe konstruktivë”, por edhe “të gatshëm për të mbrojtur interesin tonë”.

    Pesëdhjetë vjet të raporteve diplomatike

    Samiti synonte të festonte 50-vjetorin e raporteve diplomatike mes Kinës dhe bllokut, por nuk duhet pritur që të ketë ndonjë rezultat konkret.

    Duke pasur parasysh se të dyja palët duan të tregojnë angazhimin e tyre për çështje mjedisore, ka pasur shpresa brenda BE-së që të paktën të arrihej një deklaratë e përbashkët për klimën, por edhe kjo ka pak gjasa që të materializohet.

    Kjo është në kontrast të fortë me samitin BE-Japoni të mbajtur një ditë më parë në Tokio, ku pritej një deklaratë 24-faqëshe që mbulon një agjendë të gjerë politike, përfshirë përparimin në raportet dypalëshe të sigurisë dhe një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës.

    Takimi i rëndësishëm që duhet ndjekur në Pekin do të jetë sesioni i mëngjesit, kur Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa do të zhvillojnë një diskutim “gjeostrategjik” me presidentin kinez, Xi Jinping.

    A janë hequr dorezat sa i përket Ukrainës?

    Ukraina do të jetë një pjesë e rëndësishme e samitit, i cili mbahet vetëm disa javë pasi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u tha diplomatëve evropianë në Bruksel se shteti i tij nuk mund të pranojë një disfatë të Rusisë në këtë luftë. Deri tani, Brukseli ka qenë i kujdesshëm që të mos e antagonizojë shumë Kinën për këtë çështje, por duket se “dorezat janë hequr”, të paktën deri në njëfarë mase.

    Zyrtarët e BE-së tani shprehen hapur se 80 për qind e mallrave me përdorim të dyfishtë që Rusia përdor në përpjekjet e saj ushtarake vijnë nga Kina. Brukseli gjithashtu ka kritikuar eksportet e vazhdueshme kineze të komponentëve, si motorët për dronë, drejt Moskës.

    Kina është shënjestruar – drejtpërdrejt dhe tërthorazi – nga paketa e fundit e sanksioneve ndaj Rusisë, për të cilën BE-ja u pajtua javën e kaluar.

    Disa kompani kineze dhe institucione financiare tani janë vendosur në listë të zezë dhe Ministria kineze e Tregtisë veçse ka kritikuar këtë vendim.

    Fakti që tani Brukseli ndihet i sigurt dhe mund të arrijë unanimitet për të shënjestruar Pekinin në këtë mënyrë është diçka e re.

    Kufizime të reja nga BE-ja, si ndalimi i produkteve të naftës së rafinuar që janë prodhuar nga naftë bruto ruse dhe janë përpunuar në vende të treta, pritet gjithashtu të ndikojnë indirekt Kinën.

    Një zyrtar i BE-së, i përfshirë në përgatitjet e samitit, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në “partneritetin pa kufij” të Pekinit me Moskën, por Brukseli shpreson për hapa modestë, si kontrolle më të rrepta doganore dhe financiare mbi mallrat me përdorim të dyfishtë.

    Deficiti tregtar

    Diskutimi i pasdites me kryeministrin kinez, Li Qiang, do të përqendrohet në raportet ekonomike dhe pritet të jetë po aq delikat.

    BE-ja dhe Kina janë partneret e dyta më të mëdha tregtare për njëra-tjetrën, me një shkëmbim tregtar që arrin në 2.3 miliardë dollarë në ditë.

    Por, është deficiti tregtar ai që po e shqetëson Brukselin.

    Krahasuar me vitin e kaluar, ky deficit është dyfishuar, duke arritur në 350 miliardë dollarë. BE-ja përmend subvencionet, pengesat në prokurim dhe kontrollet e eksportit si faktorët kryesorë që po e përkeqësojnë këtë pabarazi tregtare.

    Nuk pritet që në Pekin të ketë përparime të mëdha, por zyrtarët e BE-së shpresojnë që Kina të paktën të pranojë shqetësimet dhe të ndërmarrë hapa për të nxitur kërkesën e brendshme ose për të adresuar disbalancat tregtare.

    Brukseli pritet gjithashtu të japë sinjale për masa të mundshme reciproke, duke iu referuar veprimeve të mëparshme kundër automjeteve elektrike dhe produkteve të bulmetit nga Kina.

    Por, çështja mbetet: sa larg është blloku i gatshëm të shkojë vërtet?

    BE-ja varet nga Kina për minerale kritike dhe magnetë të përhershëm – produkte thelbësore për pothuajse të gjitha teknologjitë moderne.

    Dhe, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për të arritur marrëveshje të reja tregtare me vende si Australia, India dhe Indonezia për të “zvogëluar rrezikun” nga Kina, mungesat nuk do të mbulohen menjëherë. Pekini e di mirë këtë.

    Për më tepër, është edhe çështja e ndjeshme e marrëdhënieve BE-SHBA.

    Nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë ditëve në vijim, tarifat amerikane prej 30 për qind do të godasin BE-në më 1 gusht, ndërsa Brukseli është i gatshëm të përgjigjet me kundërmasa ndaj produkteve amerikane që kapin vlerën e miliarda eurove, një lëvizje që do të trazojë tregtinë transatlantike.

    Një diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ky është “një skenar që i gëzon kinezët”, pasi Pekini prej kohësh ka kërkuar që të nxisë përçarje mes Brukselit dhe Uashingtonit.

    Prandaj, pritet që Kina në ditët në vijim të shtyjë fort përpara narrativin se ajo, së bashku me Evropën, përfaqëson tani rendin ndërkombëtar tregtar të bazuar në rregulla dhe se shkaktari i vërtetë i çrregullimeve në treg dhe proteksionizmit është Uashingtoni e jo Pekini.

    Në varësi të zhvillimeve në bisedimet tregtare transatlantike, BE-ja mund të tundohet nga kjo retorikë./REL

    BE Kine Pekin Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.