Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    Tragjedi në Holandë/ Makina përplas grupin e fëmijëve me biçikleta, tre viktima dhe disa të plagosur rëndë

    Përplasje në Kuvend/ Vengu replikë me Shehajn: Akuza për “patriotizëm online” dhe transferim parash jashtë vendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Elon Musk akuzon Francën për përndjekje politike, X refuzon bashkëpunimin në hetim penal

    July 21, 2025

    Platforma X, në pronësi të Elon Musk, ka akuzuar autoritetet franceze për nisjen e një hetimi penal “me motiv politik”, që sipas saj synon të shtypë lirinë e shprehjes së përdoruesve në rrjet. Në një deklaratë zyrtare, kompania e teknologjisë ka mohuar çdo shkelje të ligjit dhe ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë franceze.

    Hetimet paraprake, të nisura në fillim të korrikut, kanë në fokus dyshimet për manipulim të algoritmeve dhe grumbullim të paligjshëm të të dhënave personale. Policia franceze ka të drejtë të marrë masa të zgjeruara si marrje në pyetje, mbikëqyrje të stafit, kontroll elektronik apo edhe urdhër-arreste në rast mosbashkëpunimi.

    Sipas X, kërkesat për dorëzimin e të gjitha postimeve të përdoruesve për analizë nga studiues “me qasje armiqësore ndaj kompanisë”, përbëjnë një shkelje serioze të parimeve demokratike.

    “Kemi arsye të besojmë se ky hetim po përdor ligjin francez në mënyrë të shtrembëruar, për të ndjekur një agjendë politike dhe për të kufizuar lirinë e fjalës,” thuhet në reagimin e X.

    Autoritetet franceze e kanë bazuar hetimin mbi ligjin kundër krimit të organizuar, i cili lejon ndërhyrje të thelluara, përfshirë mbikëqyrjen e pajisjeve elektronike të punonjësve të X në Francë.

    Deputeti Éric Bothorel, një nga kritikët më të zëshëm të platformës, ka deklaruar se “liria e shprehjes nuk është absolute”, duke mbrojtur integritetin e hetimit dhe pavarësinë e drejtësisë.

    Ky rast pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian sa i takon rregullimit të platformave online. Paralelisht, Komisioni Europian po zhvillon një hetim të veçantë ndaj X për shkelje të ligjeve të BE-së kundër përmbajtjes së paligjshme në internet.

    Elon Musk franca liria e fjales X
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    June 11, 2026

    Tragjedi në Holandë/ Makina përplas grupin e fëmijëve me biçikleta, tre viktima dhe disa të plagosur rëndë

    June 11, 2026

    Përplasje në Kuvend/ Vengu replikë me Shehajn: Akuza për “patriotizëm online” dhe transferim parash jashtë vendit

    June 11, 2026

    Botërori 2026, jo vetëm futboll: Trump pritet të jetë një nga figurat qendrore të turneut

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.