Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    Temperaturat drejt 40°C, mjekët japin alarmin: Kujdes me fëmijët, të moshuarit dhe ushqimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Shkarkimet masive nëpër bashki/ Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

    July 19, 2025
    Shkarkimet masive nëpër bashki/ Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit.

    Mazniku foli dhe lidhur me shkarkimet masive dhe riorganizimin nëpër bashkitë e vendit.

    Ai e ka lidhur këtë me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe nevojën e bashkive për të qenë gati për kalimin me sukses të këtij procesi.

    “Së pari, pasi ne kemi nevojë t’iu japim një zhvillim të ri vendit. Padyshim një pjesë e rëndësishme e reformave ndodhin nga pushteti vendor dhe prandaj është e rëndësishme që dhe pushteti vendor të ristrukturohet në linjë me ato sfida që vendi ka përpara.

    Kemi parasysh që ne jemi në një fazë të negociatave të numrit më të madh të negociatave dhe brenda vjeshtës do të kemi të hapura të gjitha kapitujt që synojmë t’i mbyllim deri në 2027. Kjo përkon që të gjitha bashkitë të jenë gati për këtë proces, pasi një pjesë jo e vogël e ndërveprimit të BE me Shqipërinë në fakt zbatohet në nivel vendor dhe bashkitë duhet të jenë në një nivel më të lartë angazhimi, funksionimi, strukturimi dhe gadishmërie për t’u shërbyer qytetarëve të vendit.

    Kjo ka qenë ai mesazhi kryesor që një seri momentesh të ndryshme që kryeministri ka përcjellë gjatë kësaj kohe, për t’i dhënë mundësi bashkive që të jenë në një ton të ri dhe mënyrë të re se si ju shërbejnë qytetarëve”, theksoi Arbajn Mazniku.

    Ndërsa sa i përket kërkesave të Ramës për dorëheqje të drejtorëve, Mazniku nuk e quan një ndërhyrje të pushtetit qëndror. Sa i përket drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen, ministri thekson se është qartësuar që ato janë të mirëpritur që të rikandidojnë në këto procese.

    “Këto janë të gjithë, organzim i cili nuk është aq shumë organizim midis qeverisë dhe pushtetit qendror se sa është mes kryetarit të Partisë Socialiste dhe 55 kryetarëve të bashkisë të zgjedhur që janë të PS. Padyshim kur PS ka nevoje për një riorganizim dhe padyshim nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje por me një riorganizim.

    Kryetarët janë emërime të kryetarit dhe është mëse normale që PS të ristrukturohet dhe të riorganizohet. Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të mënyrës se si organizohen nga na administrative, por kemi të bëjmë me një riorganizim që në nivel politik PS ka të gjithë të drejtën të riorganizohet që tu shërbejë më mirë qytetarëve”, tha Mazniku.

    Lidhur me Akademinë e Pushtetit Vendor që pritet të drejtohet nga ai, Mazniku shprehet se kjo është një strukturë që ka qenë një angazhim  i vjetër i qeverisë. Ministri thekson se ajo do të jetë një strukturë që ndihmon bashkitë për aftësimin e tyre.

    “Është një strukturë që ka qenë një anazhim i vjetër i qeverisë. Një strukturë që ndihmon stafet e bashkive për aftësimin e tyre për çështje të ndryshme të përditshmërisë. Të gjitha punët që bashkitë bëjnë ne na rezulton që ne kemi mungesa kapaciteti dhe kemi nevojë që të ndajmë eksperiencat më të mira me njëri-tjetrin.

    Kjo strukturë do të përzgjedhi më të mirët në një fushë të caktuar dhe nëse ka një person më të mirë, ai person do të bëhet trajneri për njerëzit e tjerë në bashkitë e tjera. Ky është mekanizëm që synon që aftësitë më të mira nga vendet partnere si Zvicra, Austria, Holanda të marrim edhe atje aftësitë më të mira në mënyrë që të kemi kapacitetet më të mira dhe për të zhvilluar zonat ku ato janë”, theksoi Mazniku.

    Arbjan Mazniku foli dhe lidhur me shkarkimet masive dhe riorganizimin nëpër bashkitë e vendit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    June 24, 2026

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    June 24, 2026

    Temperaturat drejt 40°C, mjekët japin alarmin: Kujdes me fëmijët, të moshuarit dhe ushqimet

    June 24, 2026

    Vila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, kalon në duart e familjes mbretërore të Katarit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.