Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Falsifikoi vdekjen dhe u arratis në SHBA, ekstradohet në Itali shqiptari i dënuar me 25 vite burg

    July 16, 2025

    Pas më shumë se dy dekadash arrati, një 56-vjeçar shqiptar u ekstradua sot nga Shqipëria drejt Italisë, ku do të vuajë një dënim përfundimtar prej 25 vitesh burg për vepra të rënda penale, përfshirë rrëmbim, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

    I dënuari, i konsideruar një figurë kyçe në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës që operonte ndërmjet Amerikës së Jugut, Shqipërisë dhe Italisë, u arrestua fillimisht në Tiranë në mars të vitit të kaluar pas një kërkimi të gjatë nga autoritetet italiane dhe amerikane.

    Ai ishte arratisur nga drejtësia që në fund të viteve ’90, pasi kishte shmangur arrestimin pas shkatërrimit të grupit kriminal ku bënte pjesë. Për t’i shpëtuar ndjekjes penale, ai kishte falsifikuar dokumentet dhe madje edhe vdekjen e tij, duke u zhdukur në SHBA për më shumë se 20 vjet.

    Shqiptari u lokalizua përmes bashkëpunimit të Interpolit me autoritetet amerikane. Pas dëbimit nga SHBA në Shqipëri, ai u arrestua në aeroportin e Tiranës nga njësitë speciale të policisë (RENEA), në kuadër të procedurës për ekstradim drejt Italisë.

    Sot, nën shoqërimin e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të Italisë, ai zbarkoi në Aeroportin Fiumicino të Romës, ku do të përballet me vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit e Salernos.

    ekstradim itali SHBA shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.