Luis Enrike u bë protagonist kryesor pas finales, që PSG humbi ndaj Çelsit(0-3) në Botërorin e Klubeve. Trajneri spanjoll goditi Zhoao Pedron, ndërsa u krijua një përplasje e madhe mes stafeve dhe lojtarëve në fushën e lojës.
Dhe pse Luis Enrike tha pas ndeshjes se u mundua të ndante lojtarët, goditja ndaj brazilianit të Çelsit pritet ta bëjë subjekt të disiplinës. Vendimi do të varet nga reporti që gjyqtari kryesor ka dorëzuar në fund.
Gjoba është e pashmangshme. Po ashtu edhe pezullimi, që me shumë gjasa do të vlejë për Botërorin e ardhshëm. Mundësia më e vogël është që pezullimi të shlyhet në Ligën 1 apo Ligën e Kampioneve.


