Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

    July 11, 2025
    Në konferencë u kërkuar që Rusia të mbulojë një pjesë të madhe të rreth 850 miliardë dollarëve për rindërtimin e Ukrainës.

    Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukrainës do t’i duhen miliarda për rindërtimin. Sipas kancelarit Merz Rusia duhet të mbulojë një pjesë të madhe të këtyre shpenzimeve.

    Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. “Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.

    Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

    Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

    Pjesa e parë e “Fondit për Ukrainën” do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro.

    Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.

    Kancelari Merz: Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

    Merz tha në Romë se “Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira.”

    Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.

    Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën
    Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit “Patriot” për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. “Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi”, tha Merz në Romë.

    Gjermania do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit “Patriot” për Ukrainën

    Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem “Patriot”./DW

    Drejtoresha e shkarkuar nga Rama në Durrës është motra e Vangjush Dakos

    850 miliardë dollarë Lufta Ukraine-Rusi Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.