Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor

    July 10, 2025
    Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të kthehen në tavolinën e negociatave në kohën kur tensionet midis dy palëve janë të larta, ndërsa shkalla e besimit është e ulët.

    Bisedimet ishin planifikuar për datën 10 korrik në Oslo, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, që tani tregojnë se ato janë shtyrë, dhe mund të nisin javën tjetër.

    Pavarësisht se kur do të nisin, bisedimet shënojnë mundësinë për rinisje të diplomacisë për çështje bërthamore në mes të armiqve për kohë të gjatë, dhe mund të mbahen vetëm pak javë pas sulmeve amerikane dhe izraelite kundër qendrave bërthamore iraniane.

    Izraeli i ka nisur sulmet kundër Iranit më 13 qershor, vetëm dy ditë para rundit të gjashtë të bisedimeve që ishte planifikuar të zhvillohej mes Teheranit dhe Uashingtonit për çështjet bërthamore.

    Presidenti amerikan, Donald Trump e ka autorizuar ushtrinë që të bashkohet në sulmet e Izraelit në qendrat bërthamore iraniane.

    Pas përfundimit të sulmeve, Uashingtoni e ka ndërmjetësuar një armëpushim për ndalje të armiqësive.

    Në një artikull të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, të botuar më 8 korrik në gazetën Financial Times, ai ka ngritur dilema se si mund të besojë Teherani në ndonjë “angazhim në të ardhmen”, pasi ka dëshmi që “vullneti ynë i mirë është goditur me sulme në dy qendra bërthamore”.

    Ndonëse Trump e ka përmendur arritjen e një “marrëveshjeje të përhershme” me Iranin, ai nuk ka ofruar hollësi se çfarë mund të përfshijë ajo marrëveshje.

    Veprimet e tij të fundit sugjerojnë ndryshim qëndrimi nga menaxhimi i krizave për periudhë afatshkurtër, në strategji afatgjatë – me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që adreson programin bërthamor të Iranit, ndikimin rajonal dhe arkitekturën e sigurisë në Lindje të Mesme.

    Irani ka insistuar – edhe pas konfliktit 12-ditor me Izraelin – se vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj diplomacisë, ndonëse ka kërkuar garanci që secila marrëveshje do t’ia pamundësojë Izraelit nisjen e sulmeve.

    Prej zbatimit të armëpushimit më 24 qershor, Trump ka nisur sinjale të përziera nëse arritja e një pakti me Iranin është e nevojshme, duke marrë parasysh gjendjen e programit të tij bërthamor.

    Presidenti amerikan pretendon se sulmet i kanë “shkatërruar” qendrat bërthamore të Iranit. Irani e pranon se objektet kanë pësuar dëm të konsiderueshëm, mirëpo është zotuar se do ta vazhdojë punën në programin bërthamor dhe pasurimin e uraniumit.

    Iranit mund t’i jetë dobësuar pozita pas sulmeve, por ai ende i ka disa karta në dorë.

    Para sulmeve, Irani besohej se kishte mbi 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar mbi 60 për qind – një hap afër nivelit të nevojshëm për armë bërthamore. Teherani besohet se e ka zhvendosur materialin në lokacion të panjohur.

    Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) ka thënë se nuk e di vendndodhjen e materialit.

    Irani, në anën tjetër, e ka pezulluar bashkëpunimin me inspektorët dhe ka sugjeruar që informacioni i ndarë me agjencinë bërthamore mund të ketë mundësuar kryerjen e sulmeve – çka ka rritur shqetësimet se ky shtet mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapje të Armëve Bërthamore.

    Mirëpo, Trump ka paralajmëruar se ai do të urdhërojë fushatë të re bombarduese, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.

    Pavarësisht se Teherani dhe Uashingtoni insistojnë se duan diplomaci, duket se Irani ka nevojë më shumë për një marrëveshje, sesa Shtetet e Bashkuara.

    Në mungesë të një marrëveshjeje, jo vetëm që do të ketë rrezik për veprime tjera ushtarake, por Irani rrezikon edhe goditjen me sanksione të Kombeve të Bashkuara, të cilat fuqitë evropiane janë zotuar se do t’i rikthejnë.

    Nëse bisedimet e ardhshme në Oslo do të shënojnë përparim, apo do të jenë vetëm për blerje kohe, mbetet të shihet. Por, një gjë është e qartë, rruga drejt diplomacisë është e mbushur me mosbesim, mundësi të humbura dhe kërcënime nga dy anët.

    Dy palët vazhdojnë të flasin, por koha për të arritur një marrëveshje mund të skadojë shpejt./REL

    iran SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.