Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    IKMT shemb një objekt në ndërtim në Theth, banorët bllokojnë urën dhe paralajmërojnë mbylljen e bujtinave

    July 9, 2025

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, duke shembur një objekt dy katësh që ishte ende në fazë ndërtimi. Sipas njoftimit zyrtar, ndërtesa ishte ngritur pa leje ndërtimi dhe në shkelje të rregullave mjedisore.

    Aksioni është shoqëruar me reagim të ashpër nga banorët e zonës, të cilët kanë organizuar një protestë kundër ndërhyrjes së IKMT-së, duke bllokuar urën e vetme që të çon në fshatin turistik. Ata e cilësojnë këtë veprim si të padrejtë dhe të dëmshëm për të ardhmen ekonomike të zonës, që mbështetet tërësisht në turizëm.

    “Na vrasin të ardhmen! Po na largojnë turistët!”, janë shprehur disa nga protestuesit, ndërsa tensionet me policinë kanë qenë të pranishme gjatë gjithë paradites. Banorët i kanë kërkuar qeverisë shtyrjen e aksionit deri në përfundim të sezonit turistik dhe fillimin e një dialogu për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

    Megjithatë, këto thirrje nuk janë marrë parasysh. IKMT vijon shembjet në përputhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar çdo ndërhyrje të paligjshme në territorin e mbrojtur. Në shenjë revolte, banorët kanë paralajmëruar mbylljen e bujtinave dhe bllokimin e plotë të qarkullimit drejt Thethit nëse nuk ndalet aksioni.

    IKMT ndertimet pa leje rama Theth
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    April 29, 2026

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    April 29, 2026

    Ukraina do të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë/ Zelensky: Synojmë të zvogëlojmë aftësitë ushtarake të saj

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.