Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Le të më kalojë sipër fadroma!”/ Banorët në Theth përplasen me IKMT

    July 9, 2025

    Situata paraqitet e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me policinë, ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe shkatërruese për jetesën e tyre.

    Një prej banorëve, Bekim Koçeku, është përplasur me forcat e ndërhyrjes duke dalë përpara makinerive të rënda. Me lot në sy, ai u bëri thirrje institucioneve të ndalojnë aksionin:
    “Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë. Nuk kam me çfarë të shlyej kreditë. Le të më shtypin, por këtë vend nuk e lë,” tha Koçeku.

    Në krah të tij, edhe motra e tij reagoi ashpër ndaj aksionit, duke theksuar se familja ka investuar gjithçka për të ndërtuar jetën në Theth.
    “Kemi ngritur 5 shtëpi me mund dhe sakrifica. Bekimi ka marrë kredi, ka hequr dorë nga gjithçka. Ne nuk dalim nga këtu, edhe po të na shtypin fadromat,” u shpreh ajo.

    Nga ana tjetër, drejtori për zbatimin e vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, konfirmoi se në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 ndërtime pa leje që pritet të shemben.
    “Thethi është një zonë e mbrojtur dhe ndërtimet pa leje nuk mund të tolerohen,” deklaroi ai.

    Banorët ndërkohë paralajmërojnë se do të vijojnë rezistencën, ndërsa tensionet në terren mbeten të larta.

    Banorët Theth
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    April 29, 2026

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    April 29, 2026

    Ukraina do të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë/ Zelensky: Synojmë të zvogëlojmë aftësitë ushtarake të saj

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.