Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    500 mijë shikues për këngëtarin ekstremist në Kroaci

    July 5, 2025

    Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës pop, ekstremistin e djathtë, Marko Perkoviq “Thompson”.

    Kryeqyteti i Kroacisë nuk ka përjetuar kurrë një tension të tillë në prag të një eventi kulturor. Koncerti i këngëtarit nacionalist të djathtë, Marko Perkoviq, i njohur edhe si “Thompson”, që zhvillohet të shtunën më 5 korrik 2025, në Zagreb, tejkalon të gjitha eventet e krahasueshme.

    Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pikëpamjet ekstreme politike të muzikantit 58-vjeçar, i cili e quan veten sipas mitralozit (“Thompson”) që përdori në luftën e Kroacisë për pavarësi nga viti 1992 deri në vitin 1995.

    E diskutueshmë është po ashtu se si qyteti me 800,000 banorë do të përballojë afërsisht 500,000 shikues të koncertit që kanë blerë bileta paraprakisht deri më sot. Duke pasur parasysh këtë turmë, ekziston frika e një kolapsit të trafikut, kujdesit shëndetësor dhe sigurisë publike në skenarin më të keq.

    Edhe sigurimi i koncertit është një sfidë për Kroacinë, një vend me katër milionë banorë. Kësaj i shtohen shërbimet e emergjencës, parkimi dhe transporti publik.

    Në të njëjtën kohë, debati rreth arsyeve të popullaritetit të Perkoviq vazhdon. Është e padiskutueshme që paraqitjet e “Thompson” në festime të ndryshme të fitores së ekipit kombëtar kroat të futbollit dhanë një kontribut të madh në karrierën e tij.

    Interesim i madh për koncert

    Politikanë kryesorë nga shteti më i ri anëtar i BE-së ishin të pranishëm në disa raste – edhe pse “Thompson” i lavdëron hapur fashistët ustashë kroatë, të cilët ishin aleatë me Gjermaninë e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këngët dhe koncertet e tij.

    Ekstremizëm i djathtë i pranueshëm?

    “Duke pasur parasysh zhvendosjen e përgjithshme djathtas, jo vetëm në Kroaci, por në të gjithë Evropën dhe botën, popullariteti i Thompson nuk është i habitshëm”, thotë muzikologia dhe historiania Lada Durakoviq në një intervistë me DW.

    Në Kroaci, arsyeja e suksesit të këngëtarit ekstremist të krahut të djathtë është më pak lufta midis kroatëve dhe serbëve në vitet 1990 sesa pushtimi serb i një të tretës së Kroacisë në vitin 1992 dhe çlirimi i mëvonshëm i vendit në vitin 1995. Gjatë kësaj periudhe, ekstremizmi i krahut të djathtë u bë i pranueshëm në shoqërinë kroate – me iniciativën e elitave të vendit.

    Për shembull, përdorimi i përshëndetjes ustashe “Për atdheun – gati!” (kroatisht: Za dom – spremni) u legalizua. Thompson e përdor përshëndetjen në performancat e tij, për shembull, si hyrje në hitin e tij të parë dhe ndoshta më të madh, “Cavoglave” – ​​emri i fshatit nga vjen këngëtari dhe të cilin e mbrojti kundër luftëtarëve serbë gjatë luftës. Perkoviq demonstron hapur edhe qëndrimin e tij pro-kroat në këngë të tjera, të tilla si “Lijepa li si” (Sa e bukur je), në të cilën ai përshkruan një rajon të Bosnjë-Hercegovinës fqinje si pjesë të Kroacisë.

    Marko Perkoviq Thompson

    Reagimi ndaj frustrimit të thellë shoqëror

    “Në një vend ku Akademia e Shkencave dhe Arteve e zbardh ikonografinë ustashe, simbolet ustashe në koncertet e Thompson nuk janë një skandal, por pjesë e procesit të normalizimit institucional të revizionizmit historik”, thotë Lada Durakoviq.

    Në këtë drejtim, Perkoviq është “pjesë e një politike kulturore të miratuar nga shteti”. Për të paktën një pjesë të audiencës, popullariteti i Thompson është një vendim i vetëdijshëm ideologjik: “Këta njerëz ndajnë narrativën e tij; ata mbështesin banalizimin dhe relativizimin e krimeve fashiste”.

    Por është një thjeshtëzim i tepërt të shikosh popullaritetin e këngëtarit ekstremist të krahut të djathtë vetëm nga një perspektivë politike. Muzika e tij është të paktën po aq e rëndësishme: “Modele hard rock ose heavy metal me refrene melodike dhe ritme të forta, tranzicione të thjeshta harmonike, kitara të shtrembëruara, bateri të fuqishme, përdorimi i instrumenteve tradicionale dhe vokale të artikuluara dominuese emocionalisht – ky është thelbi i apelit të Thompson”, thotë Durakoviq.

    “Thompson ofron përgjigje për probleme të tilla si pasiguria materiale, çorientimi kulturor, boshllëku simbolik. Kush jemi ne? Çfarë kemi mbijetuar? Për çfarë kemi luftuar? A është kjo Kroacia që ëndërruam? Dhe përgjigjet e tij janë: Vuajtja juaj është legjitime, përkatësia ndaj popullit kroat është e shenjtë, sakrifica juaj është e vërtetë dhe historike”.

    Marko Perkoviq Thompson me futbollisët e Kroacisë

    “Thompson” është “një hartë e qëndrueshme afektive” për shumë njerëz në Kroaci, vazhdon Durakoviq. “E di si ndiheni – dhe muzika ime konfirmon se keni të drejtë”, thotë ai.

    Prandaj, Perkoviq nuk është si “çdo këngëtar, por një qendër emocionale për mijëra, një rregullator i ndjenjës së identitetit, një prodhues i një lloj kohezioni afektiv kolektiv që përcjell një ndjenjë rendi, kuptimi dhe përkatësie në një shoqëri me pasiguri të thellë”.

    kroaci Marko Perkoviq "Thompson" Zagreb
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.