Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë në 2024

    July 2, 2025

    TIRANË– Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, efekti negativ statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në Lek të depozitave në valutë llogaritet 27 miliardë lekë për 6-mujorin e parë të vitit të kaluar dhe 16 miliardë lekë të tjera në 6-mujorin e dytë të vitit.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në Euro, në monedhë origjinale, u rritën me 10% ndaj një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të depozitave të individëve, me dhe pa afat. Depozitat me afat të bizneseve dhe individëve në Euro u rritën përkatësisht 16% dhe 15% më të larta në krahasim me nivelin e një viti më parë, ndërsa ndryshimi vjetor në depozitat e përgjithshme në Euro të secilit sektor ishte 6.6% dhe 10.6%.

    Rritja e depozitave ka qenë më e fortë gjatë pjesës së dytë të vitit që ndikohet nga rritja e hyrjeve valutore nga turizmi dhe dërgesat e emigrantëve, ndërkohë që pjesa e parë është karakterizuar nga një ecuri e ngadaltë e tyre.

    Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

    Kursi mesatar i këmbimit të Euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

    Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar Euro-Lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 5.5%.

    Depozitat totale pranë sektorit bankar vitin e kaluar arritën gjithsej në 1.68 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5%. Struktura e depozitave nuk tregoi ndryshime të rëndësishme. Stoku i depozitave sipas afatit është i shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë midis llogarive rrjedhëse dhe depozitave me afat, ndërsa depozitat e individëve dhe depozitat në valutë përbënin përkatësisht 78% dhe 52% të stokut të përgjithshëm të depozitave.

    Në terma vjetorë, rritja e depozitave është regjistruar për të gjitha afatet, subjektet dhe monedhat, por kontributin më të madh në rritjen e stokut të përgjithshëm e kanë dhënë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, depozitat e individëve dhe depozitat në Lek.

    Depozitat në Lek dhe valutë u zgjeruan me përkatësisht 53 miliardë lekë (7%) dhe me 25 miliardë lekë (3%), gjatë vitit 2024. Depozitat në valutë u tkurrën lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit, por shënuan rritje pozitive në muajt korrik-dhjetor, duke u shtuar me rreth 33 miliardë lekë gjatë gjysmës së dytë të vitit. / Monitor

    43 miliardë lekë në 2024 Forcimi i lekut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    May 2, 2026

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    May 2, 2026

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    May 2, 2026

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.