Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

    June 30, 2025
    Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

    IZRAEL– Kolonët izraelitë kanë sulmuar forcat e sigurisë dhe kanë vandalizuar makinat e ushtrisë dhe instalimet e sigurisë jashtë dhe në një bazë ushtarake në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha ushtria izraelite më 30 qershor.

    Sipas mediave izraelite, kolonët shënjestruan komandantin e bazës së Brigadës Rajonale Binjamin në Bregun Perëndimor, duke e quajtur “tradhtar”.

    Ky komandant ishte në mesin e trupave që u sulmuan javën e kaluar, teksa ushtarët tentuan që të ndalonin kolonët të hynin në një zonë të mbyllur ushtarake afër fshatit palestinez, Kafr Malik, pasi kolonët kishin sulmuar dhe kishin vrarë të paktën tre palestinezë.

    Gjatë përleshjeve u arrestuan gjashtë civilë.

    “Dhjetëra civilë izraelitë u mblodhën në hyrje” të bazës së brigadës të dielën mbrëma, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.

    “Ky tubim u bë i dhunshëm dhe disa civilë sulmuan forcat e sigurisë, hodhën sprej piperi drejt tyre dhe vandalizuan makinat ushtarake. Ushtria, policia dhe rojet bregdetare ndërhyn dhe shpërndan turmën”, u tha në njoftim, ku po ashtu u shtua se një qytetar izraelit u lëndua gjatë konfrontimit.

    Ndërkaq, disa orë më vonë, përmes një njoftimi të dytë, ushtria tha se “civilët izraelitë ia vunë flakën dhe vandalizuan një objekt të sigurisë që përdorej për zmbrapsjen e sulmeve terroriste” pranë bazës.

    Disa ministra të Qeverisë izraelite e kanë dënuar këtë incident.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “asnjë shtet ligjor nuk mund të tolerojë akte të tilla të dhunës dhe anarkisë sikurse është djegia e një ndërtese të ushtrisë”. Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe ndjekje ligjore për të përfshirët.

    Ministri i Mbrojtjess, Israel Katz, ka ftuar në takim të gjitha agjencitë e sigurisë për të diskutuar për incidentin. Duke i lavdëruar për dedikimin që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, ai tha se Qeveria “nuk do të lejojë asnjë grup të dhunshëm që t’i lëndojë ata”.

    Ministri i Financave nga ekstremi i djathtë, Bezalel Smotrich, dënoi incidentin duke e cilësuar si “të papranueshëm”, por po ashtu lavdëroi vendbanimet në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967.

    “Këto ngjarje janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai.

    Disa organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut kanë denoncuar rritjen e dhunës nga ana e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe po ashtu për mosndëshkimin e tyre.

    Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar që nga nisja e luftës në Gazë, e cila u nxit nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023./REL 

    Bregu Perëndimor Kolonët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.