ELBASAN– Këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 efektivëve të policisë në gusht të 2009.
Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.
Seanca do të zhvillohet edhe këtë radhë me skype pasi autoritetet nuk mundësojnë transportin e tij në gjykatë nën frikën e një arratisjeje të mundshme.
“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.”- thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.
Dritan Dajti dhe avokati i tij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedures se lirimit.


