Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala ekstreme e të nxehtit godet Francën, Parisi ndalon alkoolin në publik dhe spitalet përballen me mbingarkesë

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e shoferit të tij/ Arjan Ndoj: Andi Maloku hapi derën dhe ra, duhet të ketë pasur dhimbje

    June 27, 2025
    Andi Maloku dhe Arjan Ndoj

    TIRANË–  Ish-prokurori Arjan Ndoj sot në SPAK ka rrëfyer momentin e atentatit ndaj tij më 1 Nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

    Në gjyqin ndaj organizatorit të dyshuar, Plarent Dervishaj, ish-prokurori u shpreh se shoferi i tij Andi Maloku ka arritur që të hapë derën e mjetit pasi e ndaloi.

    Por, theksoi se në atë moment Andi Maloku u rrëzua, duke shtuar se “duhet të ketë pasur dhimbje, sepse ia doli të dalë nga makina”.

    “Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital. Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.”-tha Ndoj.

    Arjan Ndoji ndodhej në makinë me Rrumin e Shijakut kur ndodhi atentati ndaj tij, por theksoi se nuk ka dijeni kush e qëlluar. “Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.”– u shpreh ish-prokurori.

    Dëshmia:

    Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

    Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

    Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

    Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

    Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge. Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

    Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

    Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

    Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

    S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

    Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

    Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

    Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

    Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

    Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

    Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

    Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

    I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh. Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen. Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është./Radar.al 

    arjan ndoj Shkozet spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala ekstreme e të nxehtit godet Francën, Parisi ndalon alkoolin në publik dhe spitalet përballen me mbingarkesë

    June 26, 2026

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    June 26, 2026

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    June 26, 2026

    Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero, ja kush përfiton

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.