SHBA-Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, është përfshirë në një aksident dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë në kokë.
Mediat e huaja raportojnë se 20-vjeçari po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine. Pax është dërguar menjëherë në spital dhe raportohet se nuk ka pasur helmetë në kokë në momentin kur u aksidentua.

Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën. Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja mësohet se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.


