Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, por refuzova

    June 24, 2025
    SPAK i zgjati afatin e hetimeve, Meta i bindur që e ka kryer dënimin. Kërkon lirinë

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu ku ndodhet, ka zbuluar se para arrestimit të tij kishte marrë paralajmërime të shumta nga miq dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë për mundësinë e ndalimit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjatë një interviste për Syri.net, Meta tregon se i është ofruar edhe mundësia për të kërkuar azil politik në disa vende të BE-së dhe NATO-s, por e ka refuzuar këtë opsion.

    “Nuk mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, nga Rama e deri tek veglat në drejtësi e gjetkë. Nëse do kishin një provë apo fakt penal ndaj meje, nuk do të kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që do të hyjë si precedenti më skandaloz në historinë e Gjykatës së Strasburgut,” deklaroi Meta.

    Ai shton se që pas largimit të Arben Ahmetajt nga Shqipëria, SPAK vazhdimisht i ka ushqyer mediat me lajme për arrestimin e tij. “Çdo javë, Z. Dumani thërriste gazetarë duke u thënë se këtë javë arrestohet Meta, se ka ardhur porosia nga një shtet apo nga ndonjë ishull,” rrëfen ai.

    Meta kujtoi edhe incidentin e 21 tetorit 2023, kur ndodhej në Austri për vizita mjekësore, në të njëjtën kohë kur ndodhi arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe sulmi ndaj Sali Berishës. Një bashkëpunëtor i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, sipas Metës, e kishte paralajmëruar përmes një ndërmjetësi se qëllimi përfundimtar ishte arrestimi i tij.

    “Pata shumë telefonata ku më sugjeronin të mos kthehesha. Edhe gazetarë dashamirës më këshilluan të prisja disa ditë, por i informova që do të kthehesha menjëherë, dhe ashtu bëra.”

    Duke komentuar qëllimet e arrestimit, Meta theksoi se me burgosjen e tij janë arritur disa objektiva afatshkurtra të qeverisë Rama: “Izolimi im ekstrem, dobësimi i opozitës në publik, frikësimi i njerëzve. Por në afatgjatë, fitorja do të jetë e imja dhe e gjithë patriotëve.”

    Meta akuzon se hetimet ndaj tij, të nisura nga SPAK që në dhjetor 2019 me porosi politike, po zvarriten qëllimisht për të vonuar procesin gjyqësor themelor.

    arrestimi azil ilir meta spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.