Gjermania rrit masat e sigurisë nga frika e hakmarrjes iraniane pas sulmeve amerikane
Pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve kryesore bërthamore në Iran, Gjermania ka shtuar masat paraprake sigurie, duke marrë parasysh mundësinë e hakmarrjes nga Teherani. Një zyrtar i qeverisë gjermane bëri të ditur se masat janë përshtatur që përpara fillimit të operacionit amerikan dhe po rishikohen vazhdimisht në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se do të mbrohet pas bombardimeve që shënjestruan qendrën bërthamore Fordow. Presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në rrjetin Truth Social, përmendi edhe mundësinë e ndryshimit të regjimit në Teheran, çka ka shtuar më tej tensionet.


