Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar po protestojnë sërish ditën e sotme.
Ata shprehen se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit, pasi nuk kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

Protestuesit përveçse kanë bllokuar qarkullimin për automjetet janë përplasur edhe me efektivët e policisë prezentë në protestë.

Mësohet gjithashtu se autoritetet kanë përdorur edhe lëndë djegës ndaj protestuesve, ndërsa është vendosur edhe një tel me gjemba për të ndaluar bllokimin e aksit.


