“Kosova me SHBA-në!” – Albin Kurti mbështet sulmin ndaj Iranit: Bota nuk ka nevojë për më shumë bomba bërthamore!
Pas sulmit të fuqishëm amerikan mbi objektet bërthamore të Iranit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër duke marrë hapur anën e aleatit strategjik – SHBA-ve.
Në një deklaratë publike në Facebook, Kurti u shpreh i qartë:
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin!”
Kosova krah Shteteve të Bashkuara
Kurti nënvizoi se Republika e Kosovës është fuqishëm në krah të SHBA-së dhe BE-së në kundërshtimin e ambicieve bërthamore të Iranit:
“SHBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special.”
Mesazhi i qartë për regjimet autoritare
Kryeministri i Kosovës shprehu shqetësim për përpjekjet e shteteve autoritare për të prodhuar armë bërthamore, duke i cilësuar si kërcënim për paqen botërore:
“Kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese kur shtete autoritare zhvillojnë programe për armatim nuklear.”


