Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in”/ Monika Kryemadhi për Selin: Do e bëja ministre direkt

    Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sulm kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, hakerët iranianë godasin infrastrukturën, ja çfarë po ndodh me sistemet

    June 20, 2025

    Faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga grupi iranian “Homeland Justice”, duke dalë jashtë funksionit këtë të premte. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), i cili bën të ditur se sulmi është izoluar dhe aktualisht po punohet për rikthimin e funksionimit normal të sistemeve.

    Sipas AKSK, sulmi ka prekur disa nga infrastrukturat dhe sistemet e informacionit të bashkisë, duke ndërprerë përkohësisht shërbime të ndryshme, përfshirë edhe regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte — një proces që ishte planifikuar të përmbyllej më 22 qershor.

    “Menjëherë pas konstatimit të incidentit, është ngritur një grup pune me ekspertë të sigurisë kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe stafin teknik të Bashkisë Tiranë, për të analizuar sulmin, kufizuar përhapjen e tij dhe nisur rikthimin e sistemeve në funksion,” thuhet në njoftimin e AKSK-së. Autoriteti thekson se po kryhet edhe analiza e malware-t dhe po merren masa për forcimin e sigurisë në infrastrukturën kritike.

    Ndërkohë, grupi “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetin Telegram, duke e lidhur aktin me mbështetjen që Shqipëria i jep organizatës opozitare iraniane të muxhahedinëve (MEK), të strehuar në Manzë të Durrësit që prej vitit 2013.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënoi ashpër çdo akt që cënon infrastrukturën kritike të informacionit në Shqipëri, duke siguruar opinionin publik për angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e sistemeve shtetërore.

    bashkia tiranë hakeret iranianë sulm kibernetik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in”/ Monika Kryemadhi për Selin: Do e bëja ministre direkt

    April 24, 2026

    Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

    April 24, 2026

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    April 24, 2026

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.