Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për grumbullimin dhe shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve
Autoriteti i Konkurrencës: Hetim paraprak në qarqet, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe
diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit
me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si
pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë
ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve,
në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1085, datë 14.06.2024, vendosi
hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të
fruta-perimeve, për të parë nëse ka, ose jo, shkelje të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për
mbrojtjen e konkurrencës”.
Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024.
Për dokumentin, kliko KETU


