Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Maduro fiton mandatin e tretë në Venezuelë, siguroi 51.20% të votave

    July 29, 2024
    Maduro fiton mandatin e tretë në Venezuelë, siguroi 51.20% të votave
    Presidenti Nicolas Maduro

    VENEZUELË– Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë janë fituar nga Presidenti Nicolas Maduro. Maduro ka siguruar mandatin e tij të tretë, sipas rezultateve të publikuara nga këshilli zgjedhor i vendit. Me 80% të votave të numëruara, Maduro siguroi 51.20% të votave dhe Gonzalez Urrutia rreth 44%.

    Ndërsa më parë opozita siguroi se ka të gjitha arsyet për të “festuar” rezultatin, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë në qendrat e votimit, për të garantuar transparencën dhe besueshmërinë e numërimit.

    “Rezultatet nuk mund të fshihen. Vendi ka zgjedhur në mënyrë paqësore ndryshimin”, siguroi Gonzalez Urrutia përmes X rreth orës 23:00, përpara se të shpalleshin rezultatet.

    Maria Korina Machado një figurë drejtuese e opozitës, kërkoi që forcat e armatosura të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

    “Mesazhi për ushtrinë. Populli venezuelian ka folur: ata nuk e duan Maduro-n. Është koha për të qëndruar në anën e duhur të historisë. Ju keni një shans, dhe është tani.”- ka thënë ajo.

    Ndërkohë lidhur me ngjarjen qeveria amerikane bëri thirrje për një “numërim të drejtë dhe transparent”, me kreun e diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, duke kërkuar që rezultatet të bëhen publike në detaje, si garanci për transparencë dhe llogaridhënie.

    “Qeveria amerikane lavdëron popullin venezuelian për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, pavarësisht sfidave të mëdha dhe shqetësimeve të thella rreth procesit. Tani që votimi është mbyllur, është jetike që çdo votë të numërohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.”– deklaroi Sekretari i Shtetit i Presidentit Joe Biden./BBC

    Maduro fiton në Venezuelë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.