Ndarja e papritur e çiftit, dashuria e të cilit filloi para kamerave televizive, Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes.
Një ndarje e cila na habiti të gjithëve, ndërsa më së shumti lëndoi Albën.
Për një periudhë 10 ditore, që nga momenti kur bëri publik lajmin e ndarjes nga Limi, Alba ka qenë në heshtje sa i përket botës online. Një mungesë të Instastoryve dhe postimeve, çka u la të nënkuptohej se ajo nuk po e kalonte mirë momentin e ndarjes nga Limi.
Mirëpo, papritmas postimi i bërë së fundmi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Teksa postoi videon e saj, në sfond vendosi këngën e këngëtares Dafina Zeqiri e titulluar “F*ck You”. Një këngë, teksti i të cilës nënkuptohet të jetë një dedikim për ishin.
Njëjtë siç u nënkuptua dhe nga postimi i Albës.
Nga ana tjetër, ndarja nuk ka patur të njëjtat pasoja për Limin. Ky i fundit është parë shpesh herë nën shoqërinë e femrave të ndryshme, nga ato shqiptare deri te të huajat.


