Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

    June 13, 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryhen në Iran. Është informuar edhe Gjermania.

    Kryeministri izraelitBenjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi i tij në Iran. Ndër këto vende ka qenë edhe Gjermania.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është informuar me telefon në lidhje me veprimet ushtarake dhe objektivat që do të goditeshin në Iran.

    Merz bëri të ditur se më pas ka ftuar në takim Kabinetin e Sigurisë së qeverisë federale. Në një deklaratë për publikun ai tha se “Programi bërthamor iranian shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit”.

    “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”

    “Ne riafirmojmë qëndrimin seIzraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë. Në të njëjtën kohë, Merz u bëri thirrje të dyja palëve të “përmbahen nga hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin”.

    Gjermaniaështë e gatshme “të ndikojë tek palët në konflikt me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion. Qëllimi duhet të mbetet që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

    SHBA dhe BM të gatshme të ndihmojnë

    Më parë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Presidenti amerikan Donald Trump tha se ata ishin në dijeni se çfarë do të ndodhë dhe se Izraeli do të sulmojë Iranin. Ministri i Jashtëm amerikan Marco Rubio tha se Amerika nuk ka qenë e përfshirë në sulme ndaj Iranit, por pala amerikane bëri të qartë se do t’i dalë në mbrojtje Izraelit në rast të sulmeve nga Irani. Ngjashëm ka reaguar edhe Britania e Madhe, e cila pohon se do të mbrojë Izraelin nga sulmet.

    IAEA: Fordo nuk është prekur nga sulmet

    Ndërkohë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) bën të ditur se objekti iranian i pasurimit të uraniumit në Fordo nuk është prekur nga sulmet izraelite deri tani. Agjencia me seli në Vjenë bëri të ditur se objekti ndodhet afërsisht 150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran. Por objekti i dytë i pasurimit të uraniumit iranian në Natans, në veri të metropolit kulturor qendror iranian të Isfahanit, u sulmua. Këtë ka konfirmuar edhe IAEA. Nivelet e rrezatimit atje nuk janë të larta, raporton agjencia ndërkombëtare./DW

    https://radar.al/trump-paralajmeron-iranin-pranoni-marreveshjen-perpara-se-te-mos-mbetet-me-asgje/

    https://radar.al/izraeli-mbyll-ambasadat-ne-te-gjithe-boten-pas-sulmeve-ndaj-iranit/

    Benjamin Netanyahu sulmet në Iran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.