Lionel Mesi do të rikthehet të luajë në Argjentinë pas 203 ditësh. Kanë kaluar pothuajse shtatë muaj që kur kapiteni i Inter Majemit veshi për herë të fundit fanellën e Argjentinës në vendin e tij të lindjes: ishte 19 nëntori 2024, një ndeshje kundër Perusë.
Trajneri Lionel Skaloni konfirmoi në një konferencë për shtyp se Mesi do të startojë kundër Kolumbisë: Leo do të startojë. Nuk kemi dyshime dhe shpresojmë që njerëzit ta vlerësojnë atë dhe ekipin. Ky grup është në një pikë ku mund të luajë në të njëjtën mënyrë me ose pa Leon. Më parë ishte pak më komplekse sepse na u desh të ndërronim më shumë lojtarë. Sot nuk e kemi këtë nevojë dhe ekipi punon në të njëjtën mënyrë.
Lidhur me rivalitetin midis Mesit dhe Ronaldos, trajneri argjentinas zgjodhi t’i lavdëronte të dy dhe foli edhe për finalen e Ligës së Kombeve të fituar me penallti nga Portugalia: “Për mua, ata do të ndalojnë së qeni të mirë kur të tërhiqen. Pavarësisht moshës së tyre, këta djem përfaqësojnë shumë, jo vetëm duke luajtur, por thjesht duke qenë ende këtu. I përgëzoj si Portugalinë ashtu edhe Kristianon, sepse luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Gjithashtu e përgëzoj Spanjën, sepse në fund humbën me penallti. Ishte një ndeshje e shkëlqyer”, përfundoi Skaloni./PanoramaSport


