Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Specialja nuk ndryshon qëndrim: Thaçi mbetet në paraburgim!

    June 9, 2025
    Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
    Hashim Thaçi

    Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë.

    Në vendimin e saj, gjykatësja paraprake Marjorie Masselot vlerësoi se ekziston ende rrezik i lartë për arratisje, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe mundësi për kryerje të veprave të tjera penale nga Thaçi. Sipas saj, këto rreziqe nuk mund të neutralizohen me masa më të lehta se paraburgimi.

    Gjykata nënvizon se akuzat ndaj Thaçit përfshijnë shpallje të sekretit zyrtar, fyerje të gjykatës dhe pengim të zyrtarëve në ushtrimin e detyrës – të gjitha në kontekstin e procedurës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që po zhvillohet në paralel ndaj tij.

    Sipas gjykatëses, Thaçi ka pasur rol udhëheqës në struktura që kanë tentuar të ndikojnë te dëshmitarët, përfshirë përpjekje për shpërndarje të informacioneve të ndaluara dhe ofrim përfitimesh në këmbim të ndryshimit të dëshmive.

    Më tej, Gjykata arsyetoi se paraburgimi në Hagë garanton nivel më të lartë sigurie për të parandaluar komunikimet e paautorizuara që mund të dëmtojnë procesin gjyqësor.

    Procesi ndaj Thaçit, ndërkohë, vazhdon me ritëm të qëndrueshëm. Prokuroria ka dorëzuar pjesën më të madhe të provave, ndërsa mbrojtja ka paraqitur mocionet paraprake.

    Gjykata ka lënë hapur mundësinë për rishikim të masës, duke i dhënë Thaçit afat deri më 27 qershor për të paraqitur parashtresa nëse dëshiron. Në të kundërt, Prokuroria do të japë qëndrimin e saj deri më 7 korrik 2025.

    Gjykata Speciale Hashim Thaçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026

    U vetëpla*os me ar*ë/ Humb jetën gjatë rrugës për në spital 35-vjeçari në Durrës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.