BE përgatit masa për mesin e korrikut
“Ne shprehim keqardhje të thellë për vendimin e Trumpit për rritjen e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut dhe aluminit nga 25 në 50 për qind”, tha zëdhënësi i politikës tregtare të Komisionit Evropian në Bruksel. Tarifat minojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare përmes negociatave, krijojnë pasiguri shtesë për ekonominë globale dhe rrisin kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut.BE është gati të marrë kundërmasa, u tha në Bruksel.
Masat e BE mund të hyjnë në fuqi edhe para 14 korrikut. Sipas planeve aktuale, kundër-tarifat e BE-së që janë tashmë në fuqi për shkak të vendimeve të mëparshme të tarifave të Trump do të hyjnë në fuqi automatikisht.

Dëmtimi i konsumatorëve në SHBA
Importi i produkteve të çelikut në SHBA mund të bëhet dukshëm më i vështirë për shkak të dyfishimit të tarifave. Çmimi i çelikut në SHBA mund të rritet në afat të mesëm. Në vitin 2024, SHBA-ja ishte menjëherë pas BE-së, importuesi më i madh i çelikut në botë. Gjermania është prodhuesi më i madh i çelikut në Bashkimin Evropian.
Trump tashmë ka njoftuar, kërcënuar ose zbatuar një numër tarifash të tjera, duke përfshirë një taksë të re ndëshkuese prej dhjetë për qind të vlerës së mallrave në pothuajse të gjitha importet, si dhe tarifa specifike më të larta për importet nga shumë vende.
Në Amerikë po kryhen procedura të ndryshme në lidhje me ligjshmërinë e tyre, sepse pyetja është nëse presidenti amerikan është i autorizuar të vendosë tarifa në këtë mënyrë apo është brenda kompetencës së Kongresit.
Çështja e çelikut me siguri që do të jetë një prej temave këtë të enjte, në takimin e kancelarit Friedrich Merz me presidentin Trump në Uashington.
Çmimet e biletave në ‘stratosferë’, 1500 euro për të parë Shqipëri-Serbi në stadium



