TIRANË- Çifti i Ferma VIP, Indri dhe Vanesa kanë shkëmbyer putjen e dytë mbrëmjen e së martës.
Pavarësisht shumë tërheqjeve nga Indri, duket se dy fermerët s’bëjnë dot pa njëri- tjetrin.
Gjithashtu gjatë një momenti emocional, Indri thuhet se ka kërkuar falje edhe ndaj prindërve të Vanesës, duke premtuar se nuk do ta lëndojë më atë.
Nga ana tjetër, Vanesa ka pranuar hapur se ka ndjenja për të, pavarësisht pasigurive që mund të sjellë kjo marrëdhënie jashtë formatit./Radar.al


