PRISHTINË– Këtë të mërkurë të 4 Qershorit, zhvillohet përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 26-të me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe të hënën, për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.
Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.
Ai hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan për, një ishte kundër, ndërsa abstenime nuk pati./Radar.al
Çmimet e biletave në ‘stratosferë’, 1500 euro për të parë Shqipëri-Serbi në stadium


