Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së dielës në komunë Ganshoren të Brukselit ku një fëmijë 12-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina e policisë teksa ai lëvizte me skuter elektrik.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur afro orës 17:50.
Ndonëse në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca dhe fëmijës iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, fatkeqësisht 12-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten akoma të paqarta, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


