Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të rënda, janë arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri nga autoritetet e Greqisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit.
Në Greqi u kap 34-vjeçari N. K. (alias N. T.), i cili ishte në kërkim për bashkëpunim në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Ulëzës, Dibër, në vitin 2022. Ai ishte subjekt i një mase sigurie “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Matit.
Ndërkohë, në Milano të Italisë u arrestua 44-vjeçari O. J. (alias O. Ç.), i dënuar nga Gjykata e Fierit me 6 muaj burg për dhunë në familje. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tij u realizua pas koordinimit të autoriteteve shqiptare me partnerët italianë.


