Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Liverpuli nuk di të ndalet, jep 60 milionë euro për talentin japonez

    May 30, 2025

    BRITANI E MADHE– Liverpuli nuk di të ndalet në këtë merkato verore. Me një rrjet vëzhguesish që operon me një përpikëri të jashtëzakonshme, klubi anglez duket se ka syrin mbi çdo talent në qarkullim, jo vetëm për afatin kalimtar të verës, por edhe për të ardhmen afatmesme të skuadrës.

    Një nga emrat që po përflitet gjithnjë e më shumë në ambientet rreth “Anfield” është ai i talentit japonez, Takefusa Kubo. 23- vjeçari i Real Sociedad është në një pikë kthese në karrierën e tij. Ndërsa kishte shprehur dëshirën për të qëndruar te klubi bask, largimi i trajnerit ka vënë gjithçka në pikëpyetje. Sipas raportimeve nga Spanja, Kubo pritet të ndërrojë agjent në ditët në vijim, dhe një bisedë serioze mbi të ardhmen e tij është në horizont.

    Kjo lëvizje mund të përkojë me një interes të shtuar nga Liverpuli dhe jo vetëm. Edhe Arsenal është përmendur si një nga klubet angleze që po “troket në derën” e lojtarit. Mirëpo, ajo që e bën këtë histori më intriguese është lidhja e saj e mundshme me të ardhmen e Mohamed Salah. Egjiptiani ka rinovuar së fundmi me Liverpulin deri në vitin 2027, por kjo nuk do të thotë se klubi nuk është duke menduar për zëvendësimin e tij.

    Kubo, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, shihet si një opsion i arsyeshëm për një kalim gradual. Ai mund të bashkohet me skuadrën në një fazë kur Salah është ende në kulmin e tij, duke mësuar prej tij dhe duke u integruar ngadalë në filozofinë e Slotit. Megjithatë, një qasje e tillë mbart edhe rrezikun e prishjes së ekuilibrit aktual të skuadrës, një risk që drejtuesit duhet ta peshojnë me kujdes. Në këtë kontekst, blerja e mundshme e Kubo nuk është përparësi, por një mundësi që Liverpuli mund ta eksplorojë pasi të kenë zgjidhur nevojat më emergjente të merkatos. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Anfield mund të mirëpresë një “princ të ri” në krahun e djathtë, një trashëgimtar që shihet si i denjë i “Mbretit Egjiptian”./PanoramaSport

    Do shkriheni së qeshuri/ Deputeti letër Silvinjos: Më lejo ta stërvis unë kombëtaren për ndeshjen me Serbinë

    Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Dalin rezultatet e analizave (DOKUMENTI)

    60 milionë euro Liverpuli Talenti japonez
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    June 10, 2026

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.