Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Çdo 90 minuta në telefon”, shoqja e ngushtë zbulon lidhjen e çiftit Macron

    May 29, 2025

    Historia e dashurisë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte ka tërhequr vëmendjen e publikut për vite me radhë, shpesh duke ngjallur kuriozitet e herë pas here edhe debate.

    Këtë javë, marrëdhënia e tyre është rikthyer në qendër të mediave pas një episodi që ndodhi në një aeroport në Vietnam, gjatë zbritjes së çiftit nga avioni presidencial.

    Historia e tyre nis shumë kohë më parë, kur Emmanuel ishte vetëm 15 vjeç dhe ndiqte një shkollë katolike, ku Brigitte ishte mësuese. Që prej asaj kohe, ata janë treguar të pandashëm. Këtë fakt e konfirmon edhe një biografi e re, e shkruar nga mikja e tyre e afërt Gaël Tchakaloff, e cila i ka ndjekur nga afër për një vit për të realizuar librin e saj me titull Tant Qu’on Est Tous les Deux (“Sa kohë jemi të dy së bashku”).

    Në këtë libër theksohet lidhja shumë e ngushtë mes Macron dhe Brigitte. Autorja shkruan se presidenti francez e telefonon bashkëshorten e tij çdo një orë e gjysmë.

    Sipas një burimi të afërt me çiftin, Brigitte është thellësisht e përkushtuar ndaj burrit të saj dhe karrierës së tij, duke e ndihmuar në menaxhimin e përditshëm të axhendës. Në shumë aspekte, ajo luan rolin e një këshilltareje jozyrtare.

    “Nuk kalon as një orë e gjysmë pa folur me njëri-tjetrin,” thuhet në libër. “Ata ndajnë një orar të përbashkët. E dinë saktësisht çfarë po bën tjetri, minutë pas minute,” vijon më tej.

    Edhe pse biografia nuk është zyrtarisht e autorizuar, prej kohësh dihet që Brigitte ka pohuar se nuk i pëlqen të flejë e ndarë nga Emmanuel.

    Brigitte Macron Emmanuel Macron lidhja marredhenia shoqja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.