Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    E shtyu në fytyrë/ Çfarë i thanë njëri-tjetrit presidenti Macron dhe bashkëshortja Brigitte

    May 29, 2025

    FRANCË– Situata e krijuar mes Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron teksa mbërritën pak ditë më parë në Vietnam, ka tërhequr vëmendjen e botës mbarë.

    Lidhur me shuplakën që Bigitte i dha presidentit francez ka bërë që shumë lexues buzësh të komentojnë bisedën mes tyre.

    është përballur me një moment të sikletshëm gjatë një vizite shtetërore në Vietnam, kur bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e shtyu në fytyrë në mënyrë të ashpër, një skenë që tashmë është bërë virale në rrjet.

    Një ekspert, lexues buzësh ka folur për “The Express”, Brigitte thuhet se e quajti Macron-in një “humbës” pas një debati të tensionuar mes çiftit, që ndodhi brenda avionit presidencial të dielën.

    “Ndërsa dera e avionit hapet, Presidenti Macron kthehet nga Brigitte,” shpjegon eksperti. “Në mënyrë të papritur, ajo e shtyn në fytyrë. Kur kupton se dera është tashmë e hapur dhe stafi është dëshmitar i skenës, Emmanuel duket i parehatshëm dhe përpiqet ta kalojë momentin duke përshëndetur me një buzëqeshje të detyruar.”

    Eksperti shton se Macron, 47 vjeç, përpiqet të qetësojë situatën duke iu afruar Brigitte, përpara se të largohet drejt pjesës tjetër të avionit. Ai i bën shenjë që ta ndjekë, duke i thënë: “Le të shkojmë”.

    “Macron përshëndet pilotin dhe i bën me dorë kamerave, për të rikuperuar imazhin e tij para publikut.”- vijon eksperti.

    Megjithatë, tensioni mes çiftit është ndjerë sërish kur ata kanë zbritur nga shkallët e avionit. “Ai i ofron krahun, por ajo e injoron dhe kapet pas kangjellave,” thotë analisti. “Ndërsa kalon pranë tij, duket sikur murmuris… ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet në shqip: ‘Largohu, o humbës.’”

    Sipas të njëjtit burim, Macron i përgjigjet me një përpjekje për pajtim: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë “Të lutem, le ta provojmë”. Brigitte, megjithatë, i përgjigjet shkurt: “Jo”.

    Analisti përfundon: “Shprehja e fundit në fytyrën e Macron dhe fjalët që lexohen në buzët e tij – ‘Je vois’ (E kuptoj) – tregojnë gjithçka.”/Radar.al 

    “Erdha në Tiranë të të vr*sja, por t’i ngjitesh më lart!”/ Rama takohet me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në PE

    Brigitte Macron Macron Presidenti francez Emmanuel Macron
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.