TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një foto, ku tregon se është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
“Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!”-shkroi kreu i qeverisë krahas foots që postoi në Facebook me Brok.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër 


*Aachen, Gjermani


