Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Ata nuk na ndalin dot!”/ Flet shqiptari që sfidon policinë angleze

    May 25, 2025
    "Ata nuk na ndalin dot!"/ Flet shqiptari që sfidon policinë angleze

    Në një intervistë për “DailyMail” një nga shtetasit shqiptarë të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike, k treguar se as policia nuk mundet dot t’i ndalojë ata në shitjen e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në kushte anonimiteti shqiptari u shpreh se nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke pasur rrjete të qëndrueshme furnizimi.

    E për të hyrë në tregun e Birtanisë, diku nga fundi i 2000, ata kanë përdorur si moto ‘shit lirë dhe shit më shumë’.

    Shqiptari, i cili kaloi 17 vite të jetës së tij prapa hekurave, si pjesë e një grupi të madh kriminal të organizuar në tregtinë e kokainës, shpjegoi se një arrestim nuk do kishte të bënte me kontrabandimin e drogës.

    Që nga viti 2005, Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila zëvendësoi Agjencinë e Krimit të Organizuar të Rëndë, dhe Drejtoria e Krimit të Specializuar në Scotland Yard kanë vënë në pranga dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë për tregtinë e kokainës.

    Në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, në mesin e ttyre edhe bosët të mafias ballkanike.

    Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar gjithashtu për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe kontrabandë njerëzish.

    Mirëpo sapo një grup i krimit të organizuar shqiptar shkatërrohet, një i ri e zëvendëson.

    Në prononcimin e bërë për MailOnline, shqiptari theksoi se kjo ishte për shkak të një praktike të quajtur ‘shitja e punës’.

    Ai tha se kur arrestohej një anëtar i bandës, nëse Policia nuk i merr dot telefonin, bashkëpunëtorët e tij ia shesin (bashkë me kontaktet brenda) për deri në 100,000 paund.

    Bosi shqiptar i drogës mburret se si ai dhe gangsterët e tjerë arritën të dominonin tregun e kokainës.

    “Ne kishim pastërtinë më të lartë të kokainës për gram. Kjo i bëri përdoruesit ta merrnin drogën nga ne dhe t’i braktisnin shitësit ekzistues. Kjo bëri që organizata ime, ku isha unë, të bëhej furnizuesi kryesor i kokainës për Portsmouth dhe Bournemouth. Në vitin 2009/10 e ulëm çmimin për një kilogram kokainë nga 35,000 paund në 30,000 paund. Kjo gjë shkaktoi një ndryshim rrënjësor për tregun në atë kohë,” tha ai për “Dailymail“.

    angli shitje droge shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    April 29, 2026

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.