Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    E rrallë/ Indiani i zhytur në borxhe gjeti një diamant të cilin do që ta ndajë me 19 të afërmit e tij

    July 25, 2024
    E rrallë/ Një indian i zhytur në borxhe gjeti një diamant të cilin do që ta ndajë me 19 të afërmit e tij

    E ardhura e një punëtori indian ka ndryshuar brenda natës pasi ai gjeti një diamant në një minierë në shtetin qendror të Madhya Pradesh.

    Diamanti i gjetur prej 19,22 karatësh pritet të arrijë rreth 8 milionë rupi (95,570 dollarë) në një ankand.

    Raju Gound u shpreh se ai kishte marrë me qira miniera në qytetin Panna për më shumë se 10 vjet me shpresën për të gjetur një diamant. Vendi është i famshëm për rezervat e diamanteve dhe njerëzit shpesh marrin me qira miniera të lira nga qeveria për të kërkuar gurin e çmuar. Çdo gjetje i dorëzohet zyrës qeveritare të diamantit, e cila vlerëson gurin.

    Shumë njerëz kanë gjetur gurë të tjerë më të vegjël, po gjetja e Raju Gound ishte e e jashtëzakonshme.

    Familja e tij merrte rregullisht me qira miniera gjatë sezonit të musonit, kur punët në bujqësi dhe ndërtim mbaronin.

    “Ne jemi shumë të varfër dhe nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash. Kështu që e bëjmë këtë me shpresën për të fituar para”, tha ai.

    “Është punë e lodhshme. Ne gërmojmë një gropë, nxjerrim copa dheu dhe guri, i lajmë në një sitë dhe më pas kërkojmë mes mijëra gurëve të vegjël për të gjetur diamante. Një pasdite, pashë diçka që i ngjante një copë xhami me një shkëlqim të dobët. Atëherë e kuptova se kisha gjetur një diamant”, tha ai.

    Gound e çoi gjetjen e tij të çmuar në zyrën qeveritare të diamantit, ku u vlerësua dhe u peshua. Diamanti do të shitet në ankandin e ardhshëm qeveritar dhe ai shpreson të ndërtojë një shtëpi më të mirë për familjen e tij dhe madje të paguajë edhe shkollimin e fëmijëve. Por së pari, dëshiron të shlyejë borxhet e shumta.

    Ai thotë se nuk ka frikë që njerëzit do të mësojnë për gjetjen e diamantit, pasi planifikon t’i ndajë paratë mes 19 të afërmve që jetojnë me të.

     

    borxhe diamant indian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    June 17, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    June 17, 2026

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    June 17, 2026

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.