Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në mënyrë intensive. Deri në orën 14:50 të së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se janë numëruar 92 252 zarfe nga gjithsej 194 889 të ardhura nga jashtë vendit.
Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 49 465 vota, duke mbajtur pozicionin e parë në votat e diasporës. Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ndjek me 25 990 vota.
Rezultatet për partitë e tjera janë si më poshtë:
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – 7740 vota
Partia Mundësia – 3221 vota
“Lëvizja Bashkë” – 2376 vota
Partia Socialdemokrate – 1076 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik – 640 vota
Ndërkohë që numërimi i votave brenda vendit është mbyllur, votat nga jashtë pritet të ndikojnë në garën për mandatet në disa qarqe.


