Në përfundim të numërimit të votave në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike ka arritur një fitore të thellë ndaj Partisë Socialiste. PD ka siguruar 18,934 vota, që përbëjnë një diferencë të konsiderueshme prej 8,000 votash në krahasim me PS, që ka marrë 10,970 vota.
Koalicioni i Partisë Socialdemokrate (PSD) ka marrë 5,061 vota, ndërsa koalicioni Shqipëria Bëhet ka arritur vetëm 227 vota deri tani.

Në këtë qark, PD ka siguruar 2 mandate, ndërsa PS ka marrë vetëm 1 mandat. Në të njëjtën kohë, ka nisur numërimi për kandidatët, ku Elvira Peka nga Partia Demokratike kryeson me 1,822 vota. Nga listat e mbyllura, kanë siguruar gjithashtu mandatet e deputetit Flamur Hoxha nga PD dhe Eduard Shalsi nga PS.



